Në një njoftim drejtuar medieve banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade kanë lajmëruar se do të protestojnë për shkak të diskriminimit nga ana e KEK-ut të banoreve të këtyre dy fshatrave ku me dekada të tëra jemi të diskriminuar me rastin e shpronësimit të pronave tona stërgjyshore. Iu bëjmë thirrje publike të gjithë qytetarëve të Obiliqit (fshatrave dhe qytetit), të gjitha partive politike me seli në Obiliq, të gjitha OJQ-vë që veprojnë në qytetin tonë si dhe të gjitha bizneseve dhe institucioneve në Komunën e Obiliqit, të na përkrahin me pjesëmarrjen e tyre në protestën gjithë-popullore para Drejtorisë së KEK-ut që më 12. shtator 2017 duke filluar nga ora 09:30. Ne kërkojmë përkrahjen tuaj për ketë protestë kundër KEK-ut, që një herë e përgjithmonë qytetaret e Obiliqit të trajtohen dinjitetshëm sipas Ligjit për Obiliqin dhe ligjeve tjera në fuqi, ku shpronësimi të jetë i pranueshëm për të dy palët si dhe të na jepet mundësia për punësim sipas ligjit të lartcekur, prandaj nëpërmjet kësaj proteste iu bëjmë thirrje të jemi bashkë të gjithë kundër diskriminimit, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …