Ramush Haradinaj

Haradinaj: Në kohën që po me jepet besimi për krijimin e Qeverisë, Kosova gjendet në gjendje të vështirë

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca për krijimin e Qeverisë. Gjatë fjalës para deputetëve, i mandatari për krijimin e Qeverisë, Ramush Haradinaj theksoi se në kohën që po me jepet besimi për krijimin e Qeverisë, Kosova gjendet në gjendje të vështirë. Korrupsioni është i jashtëzakonshëm, vendi është në kushte tejet të vështira ekonomike dhe sociale dhe me mundësi të vogla për punësim. Ndonëse është punuar deri më tani në Kosovë, ne na duhet edhe shumë për të bërë. Përveç sfidave të ndryshme me të cilat po ballafaqohet vendi ynë, Kosova mund të ballafaqohet edhe me terrorizmin ndërkombëtar andaj ne synojnë të anëtarësohemi në NATO që ta japin kontributin tonë për paqe por ne synojmë të anëtarësohemi edhe në institucione tjera ndërkombëtare, Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe organizata tjera. Ai shtoi më tutje se programin qeverisë do ta paraqes në seancën e radhës dhe do ta vë në dispozicion edhe të shoqërisë civile për të marrë kritikat, vlerësimet dhe sugjerimet para se të filloj ta realizoj programin qeverisës. Në vijim të fjalës së tij, mandatari për krijimin e Qeverisë, Ramush Haradinaj paraqiti emrat e anëtarëve të kabinetit Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …