Pakënaqësia e disa deputetëve të koalicionit PDK-AAK-NISMA, veçmas nga radhët e PDK-së ka bërë që të vihet në pikëpyetje mundësia e grumbullimit të 61 deputetëve edhe në rast se deputetët serbë arrijnë në Kuvend dhe votojnë Qeverinë Haradinaj. Është raportuar se Qeverinë nuk do ta votojë, Deputeti i NISMËS, Zafir Berisha, ka dyshime se edhe disa deputetë të tjerë janë larguar nga salla, të cilët paraprakisht kanë pasur vërejtje në emërimin e deputetëve të caktuar, për të cilët gishti iu ka drejtuar kryetarit të vendit, Hashim Thaçi. Po ashtu edhe anashkalimi i rajonit të Drenicës në dikasteret e Qeverisë Haradinaj është një fakt tejet deprimues për deputetët e kësaj pjesë të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …