Kuvendi i Shqipërisë sonte në mbrëmje, në seancën e dytë të legjislaturës së re, ka zgjdhur Gramoz Ruçin kryetar të Kuvendit të Shqipërisë. Ai ka qenë i vetmi i propozuar për postin e kryetarit, nga 55 deputetë të grupit parlamentar socialist. Pas betimit të 140 deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit, ka nisur procesi i votimit që është bërë në mënyrë të fshehtë, me fletë votimi. Procesi është menaxhuar nga një komision prej 5 anëtarësh, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës. Në fund votat për Ruçin kanë rezultuar 80 pro, 40 kundër, 1 e pavlefshme, ndërsa të tjerët, deputetët e LSI, bojkotuan seancën. Në favor të kryetarit të ri kanë shkuar kështu edhe 6 vota nga opozita, 3 të paralajmëruara nga PDIU dhe 3 që i bie të kenë ardhur nga radhët e Partisë Demokratike.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …