Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur për datën kur subjektet politike mund ta tërheqin shortin për radhitje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor të këtij viti. “Tërheqja e shortit për radhitjen e Subjekteve Politike në Fletëvotim për Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit do të mbahet të hënën (11 shtator)”, ka thënë për Insajderin zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Gjatë periudhës dymujore (22 qershor – 22 gusht) kanë aplikuar gjithsej 91 subjekte politike – 35 parti politike; 1 koalicion; 30 Iniciativa Qytetare; dhe 25 kandidatë të pavarur (për kryetar komune apo për kuvende komunale, në komuna të ndryshme).
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …