Ministri i porsazgjedhur i Ministrisë së Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli do të marrë sot zyrtarisht detyrën në këtë funksion. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi për media ku njoftohet se të hënën, me 11 Shtator 2017, do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit në largim, Emanuel Demaj, tek Zëvendës-kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme në ardhje Behxhet Pacolli. Takimi do të mbahet në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës me fillim në ora 12:00.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …