Akademiku serb, Dusan Todoroviq ka deklaruar se Kosova nuk është pjesë e Serbisë. Ai e ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për hapjen e një dialogu të brendshëm për Kosovën në Serbi, duke shtuar se çështja e Kosovës është e kryer. “Nëse Vuçiq pretendon se është faktor i paqes dhe stabilitetit, ai solli një keqkuptim me Maqedoninë më parë, Kosova tashmë është çështje e djegur. Kjo duket se Serbia është e përfshirë në punët e fqinjëve”, deklaroi Todoroviq. “Në verë Vuçiqi bëri një ftesë për dialog të brendshëm, ndoshta edhe për njohjen e Kosovës. Kosova nuk është zemra e Serbisë, por e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai. Todoroviq tutje ka akuzuar disa liderë në Ballkan që sipas tij janë të maskuar. Sipas tij, Serbia do të mbetet një vend i pandryshuar nën sundimin autokratik në Aleksandar Vuçiqit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …