Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka vlerësuar se kryeministri Ramush Haradinaj do të sjellë model të ri të punës në Qeverinë e re. Ai ka thënë për “Epoka e Re” se Haradinaj do të jetë kërkues si dhe do ta shkarkojë cilindo ministër që nuk i kryen obligimet dhe përgjegjësitë. Ajo nuk do të varet nga Lista Serbe dhe Beogradi sepse, sipas tij, Haradinaj më parë do ta çonte vendin në zgjedhje sesa që do të shantazhohej nga Beogradi. Maloku është shprehur i bindur se Ramushi nuk do të bëjë lëshime në dëm të Kosovës për ta mbajtur pushtetin. Ai i ka bërë thirrje opozitës të ketë rol konstruktiv kur janë në pyetje çështjet shtetërore dhe nacionale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …