Filloi realizimi i projektit për riparimin e kanalizimeve në komunën e Malishevës

Në kuadër të realizimit të projekteve të planifikuara në Komunën e Malishevës, ka filluar të realizohet edhe projekti për riparimin e rrjeteve ekzistuese të kanalizimeve, të cilat kanë defekte, apo janë bllokuar për shkaqe të ndryshme. Në mesin e këtyre riparimeve, është edhe kanalizimi në lagjen “Mirëdita” në Malishevë, pasi një pjesë e kanalizimit të kësaj lagjeje, ishte i dëmtuar dhe nuk ishte i lidhur ne kolektorin kryesor të ujërave të zeza. Punimet në riparimin e këtij rrjeti të kanalizimit i kanë parë nga afër i pari  i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina. Ata janë njoftuar me punimet që po kryhen, si dhe me problemin që është ballafaquar kjo pjesë e lagjes “Mirëdita”, por që nga tani, problemi i tyre do të zgjidhet përfundimisht, dhe do të jenë të kyçur në rrjetin kryesor të ujërave të zeza. Me këtë rast, kryetari Begaj, ka kërkuar që punimet të kryhen me standarde dhe cilësi, dhe të mos ketë probleme kjo pjesë e kësaj lagjeje, si dhe në çdo vend tjetër, ky kryhen renovimet, të mos përsëriten problemet e njëjta.

Nga ana tjetër, drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur se do të riparohen të gjitha rrjetet e kanalizimeve, që janë paraparë të riparohen dhe do të eliminohen problemet e bllokimit të sistemeve të kanalizimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …