Delawie: Amerika do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën edhe më tej, por liderët t'i vejnë interesat shtetërore para atyre personale

Delawie: Amerika do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën edhe më tej, por liderët t’i vejnë interesat shtetërore para atyre personale

Ramush Haradinaj ka zhvilluar takimin e parë si kryeministër i vendit me ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Pas takimit ambasadori Delawie ka rikonfirmuar mbështetjen e vendit të tij për Kosovën, duke thënë se politikat e SHVA-ve ndaj Kosovës mbesin ato që kanë qenë. Ai u ka bërë thirrje të gjithë liderëve në Kosovë që interesat shtetërore të vihen para atyre personale.

“Amerika do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën edhe më tej.  Prioritetet tona sa i përket politikave mbeten ato qe kanë qenë. Iu bëjë thirrje të gjithë liderëve që të vejnë interesat shtetërore para atyre personale. Koha po ecë dhe nuk ka kohë për të humbur”, u shpreh Delawie pas takimit me Haradinajn.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …