Të zhdukurit

Organizata joqeveritare “Familja dhe Shpresa”, i kërkon Qeverisë Haradinaj dhe opozitës ta plotësojnë ligjin për Gjykatën Speciale

Organizata joqeveritare “Familja dhe Shpresa”, me një kërkesë publike drejtuar Qeverisë Haradinaj dhe opozitës që të bashkohen dhe ta plotësojnë ligjin për Gjykatën Speciale. Kjo organizatë nëpërmjet një komunikate ka thënë se presin që plotësimi i ligjit për Gjykatën Speciale për krimet e luftës të jetë çështja e parë që do t’iu bashkojë për të mirën e qytetarëve të Kosovës. “Dërgimi i kriminelëve serbë në këtë gjykatë nuk guxon që të jetë pjesë e listës së gjatë të përçarjeve midis jush, por përkundrazi, duhet të jetë fillimi i zbutjes së tensioneve dhe përafrimit midis jush. Përçarjet midis jush, parti shqiptare pjesëmarrëse në qeverinë e re të Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy partive opozitare – VV dhe LDK – që këtyre ditëve po marrin përmasa të ashpra dhe shqetësuese për qytetarët e Kosovës janë grumbullim i gabimeve të rënda në shumë sektorë të jetës së përditshme gjatë plotë 18 viteve që nga përfundimi i luftës.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …