Zëvendës-kryeministri i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behxhet Pacolli, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Ruairi O`Connell si dhe ambasadorin e Shqipërisë, z. Qemajl Minxhozi. Duke i falënderuar ata për vizitën, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Pacolli diskutoi për forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për prioritetet në politikën e jashtme të Kosovës. Ai a veçuar angazhimet e mëdha që i presin institucionet në përmbushjen e agjendës evropiane, ndërsa ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë për përkrahjen e vazhdueshme të këtyre shteteve për zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …