Kryekuvendari i Sllovenisë Millan Brglez, ka uruar kryekuvendarin e Kosovës, Kadri Veseli

Kryekuvendari i Sllovenisë Millan Brglez, ka uruar kryekuvendarin e Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit  të Sllovenisë, Millan Brglez, nëpërmjet një telegrami, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, për zgjedhjen e tij në krye të institucionit më të lartë legjislativ dhe përfaqësues të vendit. “Shkëlqesia Juaj, më lejoni që në emër të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, si dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh urimet e sinqerta për rizgjedhjen tuaj si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe t’ju dëshiroj çdo sukses në punën tuaj të përgjegjshme dhe shumë kërkuese, që ka për qëllim përmirësimin e harmonisë, mirëqenies dhe zhvillimit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Republika e Sllovenisë, në mënyrë aktive, të qartë dhe me vendosmëri, do të vazhdojë t’i mbështesë të gjitha proceset dhe politikat që kanë për qëllim zhvillimin e integrimit euro-atlantik, integrim ky që paraqet garancinë thelbësore për paqe dhe siguri, për mbajtjen dhe avancimin e vlerave demokratike, si dhe për respektimin e të drejtave të njeriut, thuhet mes tjerash në telegramin e Kryetarit të  Kuvendit  të Sllovenisë, Millan Bërglez.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …