leoni

Në Dashevc të Skenderajt do të hapet fabrika e panxhar-sheqerit

Përfaqësuesit
e kompanisë ‘Darkstar’ si dhe komuna e Skenderajt, sot nënshkruan marrëveshjen për
ndërtimin e fabrikës për përpunimin e panxhar-sheqerit. Kjo fabrikë, objekti i
së cilës do të jetë në fshatin Dashevc, parashihet të ndërtohet brenda një
periudhe 2-vjeçare. Komuna e Skenderajt, me këtë rast, ka ndarë një hapësirë prej
11 hektarësh tokë. Shuma e investimeve për ndërtimin e kësaj fabrike thuhet se është
70 milionë euro, përderisa në të do të punësohen mbi 400 punëtorë. Përpos
hapjes së vendeve të reja të punës, përfitues do të jenë edhe bujqit e Drenicës
që merren me kultivimin e kësaj kulture.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …