Edhe pse në Qeverinë Haradinaj, Dardan Gashi ka pozitën e Ministrit të Diasporës dhe të zëvendës-kryeministrit, ai nuk është anëtar i LDK-së. Naser Rugova, deputet i LDK-së, ka thënë se e bija e Ibrahim Rugovës, deputetja Teuta Rugova, nuk ka votë as për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, as për kryeministrin, Ramush Haradinaj. Të gjithë e dinë që Teuta Rugova nuk i votoi këta. Lidhur me kooptimin e Dardan Gashit në Qeverinë Haradinaj, deputeti, Naser Rugova ka thënë se Gashi nuk peshon asgjë në strukturat vendimmarrëse të LDK-së. Se si ka shkuar ai në Qeveri, unë nuk e di. Ai ka theksuar po ashtu se Lista Rugova nuk ekziston si subjekt politik i regjistruar në KQZ.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …