cameria

Idajet Jahaj – RRETH HIMNIT TË ÇAMËRISË

Sot me 09.09.2017, ditë e diel, kemi një lajm shumë të rëndësishëm për kombin, e veçmas për Çamërinë.

Qeveria e Republikës së Çamërisë, pas zgjedhjes së Qeverisë së Re, për herë të parë realizon dy vepra historike: Kushtetutën dhe Himnin e Republikës së Çamërisë.

Të dyja këto vepra janë realizuar më së miri, me nivel të lartë cilësor.

Himni Kombëtar i Çamërisë është një Kryekëngë, një marsh liriko-epik – ka linjë melodike të ëmbël, e po aq kumbues e evokues ndaj historisë çame.

Në të gjitha vargjet e himnit koncetrohen kulmet e historisë sonë, tragjedia çame, ideali kombëtar i saj,..evidentohen plagët shekullore, „Gjokset e përgjakura të Nënës Çamëri“ që mëkojnë këngën shqiptare në këto brigje.

„Toka çame është e bekuar dhe e uruar, – thotë himni, prandaj ajo është dritë e Shqipërisë“.

Poeti Rrustem Geci në bashkëpunim me kompozitorin Izet Kallaba, solisten Ylberina Avdyli, dhe dy veprimtarët kombëtarë – Xhevdet Hajdari e Bekim Bytyqi, – relizuan këtë himn madhështor të Çamërisë martire.

Himni Kombëtar i Çamërisë të rrëmben, të deh, me atdhetarizëm , të frymëzon për idealin e drejtësisë dhe aspiratën e Kombit tonë të Unifikuar.

Është kuptimplotë fakti që këtë himn e realizuan një grup shqiptarësh nga Kosova, çka do të thotë: skaji verior i kombit tonë i këndon skajit tjetër jugor të atdheut…, e kjo tregon se dielli ynë etnik sot është në zenitin e tij.

Idajet Jahaj – Hagë, 09. 09. 2017

 

 

Rrustem Geci – Trëndëfil i fjalës

 

Epiri Pellazgjik – Çamëria është peri i kuq i pakëputur i atdheut dhe identitetit tonë.

Dionisit të lashtësisë, shpikësit të dehjes, së shpejti do t´ia japim Pasaportën e Republikës së Çamërisë.

dërsa vajzat perëndesha çame, do të dashurohën me të gjithë djemtë e dashuruar të atdheut.

Kutia e Pandorës tani është bërë copë-copë. Epiri pellazgjik – Çamëria, prej sot ka Himnin e vet Kombëtar.

Për të ardhur deri tek ky çast, lirinë e kemi shkruar nëpër fletë të natës, nëpër dritë të hënës, me urtësinë e yjeve të hirit më hyjnor të të rënëve. Pavarësia e Republikës së Çamërisë, shëron metastazat e Trojës në trupin e ndarë dhe të plagosur të atdheut tonë.

Rroftë Republika e Shqiërisë! Rroftë Republika e Kosovës, Rroftë Republika e Çamërisë. Urime Himni Kombëtar i Çamërisë!

Rrustem Geci – Hagë, 09.09. 2017

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …