Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë
të ditur se ka pranuar një notë verbale për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga
shteti Niue. Në njoftimin e afishuar në
profilin e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se vota sovrane e këtij shteti do të
jetë një ndihmesë në anëtarësimin e Kosovës në organizma të OKB-së. “Mbrëmë
morra notën verbale nga Toke Talagi, kryeministri dhe ministri i jashtëm i
shtetit Niue që gjendet në Oqeanin Paqësor, për njohjen e Kosovës dhe
themelimin e marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve tona”. Sipas
ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, vota sovrane e Niue paraqet edhe një
ndihmesë në mbledhjen e shumicës së duhur për anëtarësinë e Kosovës në
agjencione të OKB-së.
Kontrolloni gjithashtu
Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …