Mediet proqeveritare dhe ato të njohura për qëndrim kundër UÇK-së në vazhdimësi thirren në burimet e veta gjithnjë anonime diplomatike, me qëllim për ta frikësuar opinionin në Kosovë se mos-votimi i gjykatës Speciale kundër UÇK-së do të kishte për pajojë kthimin e EULEX-it dhe minimin e pavarësisë. Në propagandën e tyre të zezë këto medie dhe portale si: “Ekspress”, “Koha Ditore”, “Zëri” “Jeta në Kosovë”, “Telegraf” etj, për çdo ditë citojnë burime anonime me qëllim për ta ngjallur ndjenjën e frikës së qytetarëve se mos-votimi i Gjykatës Speciale e kthen Serbinë në Kosovë. Një shembull të tillë e ka përhapur edhe RTK, duke cituar një burim anonim ku thuhet se për Gjykatën Speciale duhet të vendoset në Kosovë, nga deputetët dhe me ligjet e Kosovës, ose në të kundërtën për këtë do të vendosë KS i OKB-së në New York.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …