Duke folur për mediet në Serbi, Kryeministri i këtij vendi, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar se kurrë nuk bie dakord që t’ju takojnë shqiptarëve pronat, në të cilat sipas tij ka investuar Serbia. “Unë nuk kam asnjë të drejtë të pranoj, as nuk mundem, as nuk dua e nuk ka gjë në këtë rruzull tokësor që do të më detyrojë për këtë”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve në Qeverinë serbe, një ditë pas dialogut me Prishtinën zyrtare në Bruksel, transmeton Telegrafi. Siç na kanë marrë Trepçën dhe Brezovicën dhe çdo gjë tjetër, dëshirojnë që me bekimin tonë të na marrin edhe Ujmanin (Gazivodën) dhe rrjetin e shpërndarjes së rrymës”, shtoi kryeministri serb. “Turqit po thonë se kur e kemi blerë këtë e kemi blerë edhe atë. Ata po gënjejnë , sepse për 15 vjet ata nuk kanë guxuar as të shkelin në veri. “Kur e kanë parë se nuk e kam ndërmend ta ndryshojë qëndrimin, atëherë ata kanë pranuar tri qëndrimet tona dhe e patën Marrëveshjen e Brukselit. Kështu pra e dini të vërtetën për Marrëveshjen e Brukselit ka thënë mes tjerash Vuçiq, ndërkohë të Isa Muistafa dhe Hashim Thaçi heshtin si kurdoherë.
Kontrolloni gjithashtu
Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar ‘Starlink’ është funksional edhe në Kosovë
Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, …