Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, u takua me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Nataliya Apostolova. Ai shprehu përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të zhvilluar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së rreth avancimit të sundimit të ligjit konform agjendës evropiane për Kosovën. Zonja Apostolova potencoi se BE-ja vazhdon të jetë e gatshme ta ndihmojë Kosovën në këtë proces. Ambasadorja Apostolova uroi Ministrin Tahiri për përgjegjësinë e re, për të udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë. Njëkohësisht, nënvizoi rëndësinë e koordinimit me të gjitha institucionet drejtësisë për të avancuar sa më shumë fushën e sundimit të rendit dhe ligjit me agjendën evropiane.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim
Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …