leoni

Nuk ka dështuar takimi i Brukselit, keni shënuar progres, ka thënë ministri Thaçi

Në një intervistë të Dojçe Vele, Ministri i Punëve të Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi, është cituar të ketë deklaruar se  takimi i fundit në Bruksel me palën serbe të Beogradit  nuk ka dështuar. Thaçi ashtu si kurdoherë prej fillimit të bisedimeve me Serbinë edhe kësaj radhe shprehet shumë optimist se të hënë  do të arrihen marrëveshje për shumë çështje. Ai nuk heziton të deklarojë se takimi në Bruksel ishte shumë intensiv dhe jashtëzakonisht dinamik. “Ka pasur një debat shumë të gjallë për katër-pesë çështje shumë të rëndësishme për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Ne kemi diskutuar dhe kemi shënuar një progres sa i përket formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe integrimit deri në fund të serbëve në institucionet e Kosovës”, tha ministri Thaçi në një intervistë për DW.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim

Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …