Rrahim Pacolli: Haradinaj ta shkarkojë ministrin Rikalo, ai që ka kryer krime të luftës duhet të gjykohet e të dënohet

Rrahim Pacolli: Haradinaj ta shkarkojë ministrin Rikalo, ai që ka kryer krime të luftës duhet të gjykohet e të dënohet

Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli i ka kërkuar kryeministrit, Ramush Haradinaj që ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo. Ai ka theksuar se Nenado Rikalo ka kryer krime lufte në Kosovë prandaj duhet ë gjykohet dhe të dënohet.

“Të shkarkohet Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo. Rrëfimi i dëshmitarëve për keqtrajtimin e banorëve të lagjes Dardania nga Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo duhet të vënë në lëvizje të menjëhershme Prokurorinë. Ani pse kanë kaluar 20 vjet, ai që ka kryer krime në kohë të luftës duhet të gjykohet dhe të dënohet. I bëj thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë Rikalon dhe të emërojë një ministër të ri. Prokuroria dhe gjyqësori duhet ta hetojnë këtë rast në mënyrë të pavarur, pa ndikime politike”, ka shkruar Pacolli në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

ISMET SYLEJMANI: MIRË SE ERDHE BIRI I MADH I KOMBIT, NASIM HARADINAJ

Eprori i shquar i UÇK-së, Nasim Haradinaj ka paralajmëruar se do t’i padis të gjitha shtetet financuese të Gjykatës Speciale në Hagë

Eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka paralajmëruar se do t’i …