Kuvendi
Komunal i Drenasit ka votuar një deklaratë e cila u bën thirrje deputetëve të
Kuvendit të Kosovës për të mos i votuar amendamentet kushtetuese që i hapin derën
themelimit të Gjykatës së Veçantë. Nismëtarët e kësaj deklarate ishin asamblistët
e Nismës për Kosovën në Kuvendin Komunal të Drenasit. Këshilltarja komunale,
Sabrije Kukaj, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë
Gjykatën e Veçantë. Në deklaratën e saj, ajo u ka kërkuar deputetëve që të mos
kthehen në bashkëpunëtorë të atyre që po përndjekin djemtë tanë që dhanë gjithçka
për lirinë që gëzojmë sot. “Ushtarët tanë dhe populli ynë s’kanë çka i
përgjigjën askujt, përkundrazi ne kërkojmë llogari për masakrat dhe gjenocidet
shekullore dhe padrejtësinë historike që i është bërë vendit tonë. Grupi
“NISMA” kundërshton dënimet e pafaktuara të njëpasnjëshme si dhe atë të fundit
të shpallur në Mitrovicë. Ne gjithashtu e kundërshtojmë edhe krijimin e
Gjykatës Speciale e cila ka si synim vazhdimin e përndjekjes se djemve më
meritor të luftës së UÇK-së dhe zvogëlimin e sovranitetit të Kosovës”, thuhet në
deklaratën e këshilltarëve të Nismës në Drenas.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …