Listat mund të mos publikohen gjatë këtij viti

Komisioni
Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve të UÇK-së, duket
se as këtë vit nuk do të përfundojë procesin e verifikimit. Vetëm një numër i vogël
i veteranëve do të arrijnë të marrin kompensimin, ndërkohë që Qeveria nuk ka dhënë
ndonjë siguri se gjatë rishikimit të Buxhetit nuk do të preket edhe buxheti për
këtë kategori. Faik Fazliu nga Komisioni për Verifikim, ka deklaruar se
vendimet për listat do të nënshkruhen gjatë javës së ardhshme, por sipas tij,
do të miratohen vetëm listat e atyre që nuk janë kontestuar apo nuk janë objekt
ankesash. Fazliu ka shfaqur shpresën se gjatë javës së ardhshme do të bëhet
edhe miratimi nga Ministria e Financave për lartësinë e shumës së kompensimit. Megjithë
premtimet e Komisionit për Verifikim për shqyrtimin e mbi 21 mijë ankesave,
disa eprorë të zonave operative të UÇK-së vlerësojnë se do të jetë vështirë verifikimi
i listave deri në fund të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …