????????????????????????????????????
Vazhdon realizimi i shumë projekteve kapitale në Komunën e Malishevës
14/09/2017
Institucionet
Projektet kapitale në Komunën e Malishevës, të planifikuara për këtë vit, po shkojnë drejt finalizimit të tyre, e po ashtu po punohet edhe në projektet tjera që janë dy vjeçare. Këtu përfshihen, ndërtimi i objekteve shkollore, rrogat, kanalizimet dhe infrastruktura tjetër. Realizimin e disa prej projekteve, e ka parë nga afër edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili, përveç kërkesës për kryerjen sa më të shpejt të projekteve, ka kërkuara edhe cilësi gjatë punimeve. Gjatë inspektimit të punimeve, kryetari Begaj ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, ndërsa kanë biseduar edhe më banorët e fshatrave, për punët që po kryhen. Fokus kryesor i këtyre inspektimeve të kryetarit Begaj, ishte përfundimi i objekteve shkollore, të cilat janë pothuajse të gatshme, por janë në pritje të inventarit të cilin e siguron ministria e arsimit. Po ashtu janë inspektuar edhe rrugët dhe kanalizimet, që janë duke u ndërtuar në disa vendbanime të Komunës së Malishevës, të cilat kanë rëndësi të madhe për banorët e atyre vendbanimeve, përkatësisht lagjeve dhe që lidhen me jetesën dhe mirëqenien e tyre. “Për ne me interes është rritja e mirëqenies së qytetarëve tanë dhe këtë po mundohemi ta arrijmë përmes investimeve, për krijimin e infrastrukturës në këtë drejtim. Po ashtu edhe investimet në fushën e arsimit, kanë për qëllim jo vetëm krijimin e hapësirave të nevojshme për nxënës e mësimdhënës, por edhe ngritjen e cilësisë në arsim, pasi ka kaluar koha e emergjencave dhe tani na duhet arritja e standardeve dhe cilësia”, tha Begaj, gjatë inspektimit të punimeve në terren dhe takimeve me banorë.
Kontrolloni gjithashtu
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …