Ministri
i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka njoftuar për nënshkrimin e një
marrëveshje për hapjen e 32 vendeve të reja të punës për gratë e veja. Në
njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, ministri Abrashi ka bërë të ditur nënshkrimin
e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me dy organizata, përmes të cilës do të
realizohet projekti që do të hapë 32 vende të reja të punës për gratë e veja
dhe do t’ju ndihmojë atyre me trajnime për ndërmarrësi. Në kuadër të këtij bashkëpunimi
parashihet që një numër i madh i fëmijëve të shërbehet me ushqim, që do të
realizohet përmes hapjes së bufeve në tetë shkolla në regjionin e Mitrovicës
dhe Prishtinës. Sipas ministrit Abrashi, në kuadër të zbatimit të kësaj marrëveshje
do të sigurohet që fëmijët të kenë ushqim cilësor.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …