Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur “interesant” dhe të “mençur” propozimin e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për nisjen e dialogut të brendshëm në Serbi për Kosovën. Haradinaj ka thënë se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të zgjidhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, e cila, siç thotë ai, është më e vjetër se “dialogu në Bruksel”, transmeton lajmi.net. Kryeministri kosovar në një intervistë për TV Palma, televizion me seli në Jagodinë të Serbisë, e cila do të transmetohet të shtunën në mbrëmje, ka thënë se Kosova shkon rrugës së saj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …