leoni

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, u përurua libri “Masakra e Reçakut krim kundër njerëzimit”

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, u përurua libri “Masakra e Reçakut krim kundër njerëzimit”

Në sallën e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, u përurua libri “Masakra e Reçakut krim kundër njerëzimit”, grup autorësh.  Librin në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze e ka botuar “Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës”. Ky libër për herë të parë është botuar në Shtime, në vitin 2004, në pesë-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Në fjalën e tij, profesor, doktor, Ismet Salihu, pasi foli për librin dhe vlerat dokumentare të librit  “Masakra e Reçakut krim kundër njerëzimit”  paraqiti angazhimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës për botimin e librave me përmbajtje të tillë në gjuhët e huaja sidomos në gjuhën angleze. Ai u bëri thirrje institucioneve që të investojnë më shumë në këtë drejtim, në mënyrë që e vërteta për luftën në Kosovë të depërtojë edhe te lexuesit e huaj.

Në fjalën e tija para pjesëmarrësve në përurimin e librit, redaktori, Ahmet Qeriqi tha se e  veçanta e kësaj pune është se ky libër është përkthyer në gjuhën angleze, nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës dhe ky libër do t’ iu shërbejë lexuesve anglisht-folës që të njihen me të vërtetat e masakrës, të përshkruar në radhë të parë nga dëshmitarët okularë dhe dëshmitarë e faktorë të tjerë relevantë, në ditët e masakrës e më pastaj.

Ish-reporteri i luftës në Zonën e Neredimës, Ruzhdi Jashari ka sjellë në kujtesë  disa çaste kritike dhe dramatike të zhvillimeve në Reçak, më 15 janar 1999 e më pas. Ai ka falënderuar Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës  për botimin në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze të librit, “Masakra e Reçakut krim kundër njerëzimit”.

Në fund të përurimit të librit, në emër të familjeve të dëshmorëve dhe martirëve të Reçakut të pranishmit  i përshëndeti  ish luftëtari i lirisë, Agim Kamberi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …