Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka takuar sot ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq. Veseli dhe Kapitanoviq diskutuan për raportet e shkëlqyera që Kosova dhe Kroacia kultivojnë midis tyre, në funksion të bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës euro-atlantike të të gjithë rajonit. Duke konfirmuar përkushtimin e Kosovës në rrugën e saj euro-integruese, kryeparlamentari Veseli theksoi se rrugëtimi i Kroacisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë model për vendet e tjera të rajonit, të cilat aspirojnë integrimin në BE. Ambasadorja Kapitanoviq, ndërkaq, theksoi se Kroacia vazhdon të mbetet mbështetëse e fuqishme e Kosovës si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në procesin integrimit evropian të saj dhe afirmimit të mëtejmë ndërkombëtar të shtetësisë. Diplomatja kroate i shprehu kreut të Kuvendit të Kosovës urimet e përzemërta me rastin e rizgjedhjes së tij në këtë funksion.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …