Xhavit Haliti: Kemi nevojë për ekspertë e jo për Ali Lajçin…

Deputeti, Xhavit Haliti, duke folur për mijëra hektarë tokë që i ka marrë  Malin e Zi dhe që pret t’ ia bëjë tapi Qeveria e Kosovës, ka ironizuar kryesuesin e delegacionit nga radhët e banorëve të Rugovës, ish të burgosurin politik, Ali Lajçi, duke thënë se Kosova ka pasur nevojë për specialistë e jo për komisione që udhëheqë ai. Ai madje ironizon Ali Lajçin, për të cilin thotë se ndoshta edhe është burrë i mirë, por nuk i njeh kufinjtë.  Haliti ka përmendur edhe shënjimet e mëhershme në bjeshkët që ndajnë Kosovën me Malin e Zi, e që sipas tij datojnë qysh moti dhe që nuk janë zgjidhur, sepse Mali i Zi nuk lëshon pe,  i mësuar se xhavit-halitët me kompani kanë lëshuar e lëshojnë pe në të gjitha pikat kufitare si në Dobëllde, në veri të Kosovës, në komunën e Dardanës e gjetkë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministritë përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit …