Hoti: Pas ratifikimit të Demarkacionit, LDK kërkon shkarkimin e Qeverisë

Hoti: LDK-ja do ta thërras kryeministrin Haradinaj në interpelancë për ministrin Nenad Rikallo

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti mbajti konferencë për medie. Duke drejtuar kritika ndaj Qeverisë Haradinaj, ai theksoi se Qeveria dhe kryeministri Haradinaj e ka nisur punën me fyerje ndaj gazetarëve. Duke iu referuar deklaratave të banorëve të lagjes “Dardania” në Prishtinë se shumë vite më parë ministri i tashëm, Nenad Rikallo ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj banorëve të kësaj lagje duke qenë edhe pjesëtar i formacioneve të armatosura të Serbisë, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga kryeministri, Ramush Haradinaj që ta shkarkoj këtë ministër ngase në të kundërtën do të përballet me veprime demokratike. Ai paralajmëroi se Grupi Parlamentar i LDK me forma demokratike, e  jo me dhunë do të punojë  për respektimin e Kushtetutës dhe ne  do të thërrasim interpelancë për rastin Rikalo, theksoi deputeti, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i konfirmoi se Qeveria-Kurti, ka nënshkruar zotimin për respektimin e marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet NATO-s e Kosovës për FSK-në

Autoritete të KFOR-it kanë  konfirmuar zyrtarisht se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, …