Universiteti Kadri Zeka

Në Fakultetet e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, po mbahen provimet pranuese për studentë të rinj

Që nga ora 9:00 në Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë filluar të mbahen provimet pranues për studentë të rinj.

Në këtë konkurs  kanë aplikuar rreth1200 maturantë për katër fakultet me gjithsej shtatë programe studimi.

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e dytë të studimeve baçelor,  për vitin akademik 2017-2018 do të regjistrojë 1192 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga  Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Ndërsa , provimi pranues për Fakultetin  e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik do të mbahet nesër, më 16.09.2017.

Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues për baçelor do të bëhet, më së voni, deri më 22.09.2017 në ueb faqen zyrtare të Universitetit, www.uni-gjilan.net

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …