MINISTRI LEKAJ INSPEKTOI PUNIMET NË AUTOSTRADEN “ARBËR XHAFERI”

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj inspektoi  punimet në Autostradën „ Arbër Xhaferi“.  Me këtë rast ministri Lekaj me zhvillimin e punimeve në këtë autostradë u njoftua nga zyrtarët e kompanisë „Bechtel & Enka“. Pas këtij inspektimi, ministri Lekal në një prononcim për media tha: „Më lejoni të ju falënderoj për këtë vizitë të këtij inspektimi, në një rrugë që lidh korridore, në një autostradë që ka një gjatësi prej 62 kilometrash. E kam nderin e posaçëm si ministër i Infrastrukturës, që inspektimin e parë rrugor ta bëjë në këtë autostradë, e cila e lidhë korridorin e tetë. Me këtë rast e falënderoj drejtorin e këtij projekti z.Ryad, po ashtu kompaninë mbikqyrëse të këtij projekti „Hill International“ që i mbikëqyrë punimet. Më bëri përshtypje standardi i punimeve dhe siguria e punëtorëve,  për këtë periudhë kohore që kanë punuar 1600 punëtorë, nuk ka ndodhur asnjë aksident. Është duke u zhvilluar një standard i lartë i punimeve dhe duhet vlerësuar. Ne pamë nga afër zhvillimet e kësaj autostrade dhe mund të them se edhe pse ka pasur prolongime, jo me fajin e kozorciumit „ Bechtel & Enka“, por me atë që ne kemi pasur ngecje në Qeveri. Mund të them lirisht që segmenti i dytë do të përfundojë më 31 dhjetor në fund të këtij viti. Ne u zotuam që do t’i kryejmë obligimet tona. Ndërsa punimet e segmentit të tretë që fillojnë nga fshati Doganaj deri në Han të Elezit, do të përfundojnë në fund të vitit 2018. Por ne duhet të zotohemi që të kryejmë obligimet tona dhe të mos ketë ngecje sa i përket punës tonë. Inspektimi i këtyre punimeve ka një domethënie, që t’u themi qytetarëve se nga këtu fillon qeverisja e mirë, do të kërkojmë edhe llogaridhënie dhe nuk do të lejojmë kompanitë t’i prolongojnë punimet dhe të zgjasin me vite të tëra, sikur që ka ndodhur deri më sot. Sikur që ne i kryejmë obligimet ndaj kompanive po ashtu nga kompanitë do të kërkojmë llogaridhënie. U zotuam që do të kemi një bashkëpunim dhe një vendimmarrje më të fuqishme sepse për shkak të mos marrjes së këtyre vendimeve ne kemi ngecur deri në këtë moment. Ne si Qeveri do të kryejmë obligimet siç është paraparë edhe me rishikimin e buxheti dhe t’i kryejmë obligimet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe do të binden të gjithë që ne do të punojmë me seriozitetin më të madh dhe do të jemi në shërbim të qytetarëve, dhe në shërbim të mirë së vendit. Nuk do të ketë vonesa për përfundimin e punimeve dhe ne kemi përkrahjen e kryeministrit, të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, për këtë projekt dhe në projektet tjera që kanë një domethënie të madhe për shtetin e Kosovës. Sa i përket qasjes për lidhjen në këtë Autostradë, në fshatin Gërlicë, do ta zgjidhim këtë kërkesë të qytetarëve sa më shpejt dhe do t’u përgjigjemi kërkesave të tyre“.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …