Kuvendi i Komunës së Kaçanikut me shumicë votash miraton projekt buxhetin për vitin 2018 me gjysmë milioni rritje

Kuvendi i Komunës së Kaçanikut mbajti mbledhjen e VIII (Tetë) për vitin 2017, të udhëhequr nga kryesuesi Xhelal Gashi, ndërsa i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi. Fillimisht drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Bahri Selimi, prezantoi para delegatëve të kuvendit Projekt Propozimin e Buxhetit për Vitin Fiskal 2018 si dhe vlerësimet për vitet 2019-2020. Drejtori Selimi tha se buxheti i përgjithshëm i planifikuar i Komunës së Kaçanikut për vitin fiskal 2018 me kufijtë buxhetor final është në shumën prej 7, 563,220 euro. Krahasuar me vitin 2017, buxheti ka shënuar rritje prej gjysmë milioni apo 523,938 euro apo 7.44 % rritje, ndërsa rritja do të jetë e fokusuar kryesisht tek investimet kapitale. Lidhur me buxhetin diskutuan edhe delegatët e kuvendit. Artan Shehu (LDK) kërkoi më shumë sqarime dhe detaje rreth financimit të projekteve kapitale, kryesisht tek rrugët, ndërsa kërkoi më shumë investime në ujësjellës, punësim të të rinjve etj. Nga ana tjetër Kemajl Murseli (PDK), vlerësoi rritjen e buxhetit për gjysme milioni për vitin 2018, duke shtuar se e gjithë kjo rritje do të orientohet tek investimet kapitale që prekin direkt qytetarin. Shukri Luta (BDK) shprehu shqetësimin e tij lidhur me buxhetin e vogël të Komunës së Kaçanikut, ndërsa kërkoi që investimet të jenë më jetëgjatë, kurse Nazife Krasniqi (LDK) kërkoi më shumë përfshirje në buxhetimin gjinor për femrat dhe gratë. Delegatët e kuvendit në mënyrë unanime votuan edhe tri pikat e tjera të rendit të ditës: propozim Rregulloren për vendosjen e tatimit në pronë, në territorin e komunës së Kaçanikut, për vitin 2018, propozim Rregulloren për ndryshim plotësimin e Rregullores për pagesën e tarifave, ngarkesave administrative, gjobave dhe shërbimeve të tjera komunale 01Nr. 16-4838/16 e datës 15.02.2016 dhe propozim Vendimi për ndarjen e masës drusore, shkollave të komunës së Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …