U përurua libri, “Studime gjuhësore dhe publicistike” i autorit, Sheremet Krasniqi

Doli nga shtypi libri, “Studime gjuhësore dhe publicistike” i autorit, mr. Sheremet Krasniqi

Më 15 shtator 2017, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, u përurua  libri, “Studime gjuhësore dhe publicistike” i autorit, mr. Sheremet Krasniqi. Për librin kanë folur prof. dr. Zymer Neziri,  i cili çmoi  lartë këtë vepër voluminoze, ku autori ka prezantuar shkrime të ndryshme publicistike, vështrime e komente dhe shkrime të tjera të botuara në periudha të ndryshme kohore. Për librin dhe krijimtarinë e Sheremet Krasniqit kanë folur edhe profesor, dr. Shyqri Galica, profesor, Hamdi Thaçi, dr. Shekfije Islamaj, të cilët kanë çmuar lartë kontributin shumëvjeçar të autorit, në studimet dhe botimet e tij të deritanishme.  Autori i librit, Sheremet Krasniqi përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrje në përurim dhe të gjithë ata që e kanë ndihmuar për daljen në dritë të librit. Në fund, luftëtari, invalidi dhe veterani i luftës së UÇK-së, rapsodi i njohur Zenel Zekolli këndoi dy këngët patriotike.

 

Në libri më të ri, “Studime gjuhësore dhe publicistike” mr. Sheremt Krasniqi ka  trajtuar  probleme të ndryshme të historisë së Kosovës prej viteve ‘80 të shekullit të kaluar  e deri në periudhën  e sotme. Me një metodologji të pasur shkencore, autori ka hulumtuar, studiuar dhe ka trajtuar tema nga gjuhësia e letërsia, tema nga ngjarjet historike të kohës prej demonstratave të vitit 1968, ku ka qenë edhe pjesëmarrës, protestat e demonstratat  e vitit 1981, zhvillimet e viteve 90, luftën e UÇK-së dhe periudhën e pas luftës.

Mr. Sheremet Krasniqi deri tani ka botuar:

Veprën shkencore. Komisia letrare e Shkodrës 1916-1918

Monografinë, Hasan Hysen Budakova 1997,

Studime gjuhësore dhe publicistike, 2017.

 

Me vite të tëra pa punuar lektor gjuhësor më gazetën Rilindja, pastaj Bujku. Ka botuar dhe boton shkrime në Radion Kosova e Lirë dhe në gazeta, medie  e portale të ndryshme.

Ka bashkëpunuar me Redaksinë “Dëshmorët e UÇK-së” nga vëllimi i parë deri në vëllimin e pestë. Ka redaktuar dhe lekturuar vepra të shumta shkencore, historike, publicistike dhe letrare e artistike. Është ndër lektorët më të  njohur gjuhësorë, me një përvojë pune rreth dyzetvjeçare. (Ahmet Qeriqi)

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …