Serbit, Ivanoviq i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Serbit,
Oliver Ivanoviq që akuzohet për krime lufte ndaj shqiptarëve të veriut, i është
vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë. Lajmi është bërë i ditur nga
Zyra për Informim e Listës ‘Serbia, Demokracia, Drejtësia’, subjekt ky që
drejtohet nga Ivanoviq. Në komunikatë thuhet se ky vendim i gjyqtarit të
EULEX-it, është vetëm realizim i kërkesave të prokurorit dhe refuzim i
garancive të dhëna nga Qeveria e Serbisë dhe nënshkrimeve të mijëra serbëve për
mbrojtjen e tij në liri. Bashkë me Ivanoviqin, akuzohen edhe katër serbë të
tjerë me akuzat për krime lufte ndaj shqiptarëve të veriut të Mitrovicës në periudhën
1999-2000. Në seancat dëgjimore të zhvilluara deri më tani, dhjetëra dëshmitarë
kanë paraqitur dëshmitë e tyre, duke e identifikuar Ivanoviqin si njërin nga përgjegjësit
për vrasjet e shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …