Veterani dhe sekretar i OVL UÇK, Faton Klinaku ka bërë thirrje protestuesve në “Sheshin Skënderbeu” në Prishtinë, që të shpërndahen sepse beson se mesazhi të cilin ata e kanë pasur për qëllim, është përçuar. “Nëse ata janë të vetëdijshëm dhe kanë gjak shqiptari, ose nuk do të futen më në seancë, pas pauzës, ose nëse hyjnë, do të votojnë kundër themelimit të Gjykatës”, ka thënë Klinaku. Protestuesit janë shpërndarë të qetë, të bindur se deputetët liridashës do i mbrojnë vlerat e luftës e pavarësinë e vendit nuk do ta votojnë gjykatën Speciale kundër UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …