leoni

Edhe një fitore historike e UÇK-së në Kuvendin e Kosovës

Pas një fushate gati njëvjeçare dhe pretendimeve të qarqeve antishqiptare për formimin e një gjykate raciste, njëetnike, vetëm  kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në Kuvendin e Kosovës, forcat politike pacifiste dështuan të marrin votat e duhura për t’ia bërë qejfin Serbisë, një segmenti të BE-së dhe qarqeve antishqiptare. Me 75 vota për, 7 kundër dhe dy abstenime Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar amendamentin 24 të Kushtetutës, i cili do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Fizikisht kanë qenë në sallë 116 deputetë, por në votim kanë  marrë pjesë 82 deputetë.


Deputetët e PDK-së, Fadil Beka, Fadil Demaku, Ganimete Musliu, Nait Hasani, Xhevahire Izmaku, Rafet Rama dhe Raif Çela kanë votuar kundër ndryshimeve kushtetuese. Nga kjo parti kanë abstenuar deputetja,  Flora Brovina dhe deputeti, Nezir Çoçaj. Bekim Haxhiu, Blerta Deliu, Nuredin Lushtaku dhe Salihe Mustafa,  kanë munguar gjatë votimit në Kuvend.


 


Ndërkohë shefi i PDK-së, ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka hedhur kritika për deputetët që nuk votuan themelimin e Gjykatës Speciale.


 


Mjerisht dhe fatkeqësisht pro gjykatës raciste, njëetnike,  kanë votuar edhe disa krerë të luftës, në mesin e tyre edhe kudro me përgjegjësi, por të apostrofuar në raportin antishqiptar të Dik Martiti.  Të gjithë ata që kanë votuar pro gjykatës speciale, në të ardhemen do të ballafaqohen jo vetëm me kritika e injorime por do të vihet në dyshim edhe puna dhe angazhimi i tyre në UÇK. Qëndrimi rreth Gjykatës ka sjellë një klimë të re të rikomponimit të forcave atdhetare, të cilat sot janë më të forta se kurrë. Duket se ka ardhur  koha “të ndahet shapi nga sheqeri”.


 


 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …