Nga sot Avokati i Popullit, Hilmi Jashari takon individualisht secilin qytetarë që lajmërohet për takim më të në zyrën e tij

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari: E pakuptimtë që qytetarët të paguajnë energjinë për Veriun

Pagesa e energjisë elektrike nga ana e qytetarëve, për pjesën e Veriut të Mitrovicës po konsiderohet si diskriminuese.  Avokati i Popullit, Hilmi Jashari  tha se për këtë problem ka qenë në dijeni Autoriteti Rregullativ, madje në vitin 2012 kanë nënshkruar marrëveshje që qytetarët të dëmtohen në këtë drejtim. Ai ka thënë për RTK-në se çdo vit qytetarët e vendit kanë pagur 8 milionë euro për energjinë e shpenzuar në veri, por nga viti 2012 del se KEK ka përfituar 40 milionë euro. Pra kjo i bie që qytetarët janë dëmtuar dhe janë faturuar më shumë se që kanë shpenzuar. Jashari tha se kanë kërkuar kompenzim për këtë çështje që tu kthehet kompenzimi dhe këtë ai tha se duhet bërë me anë të gjykatave. Sipas tij qytetarët nuk kanë arritur ta kuptojnë asnjëherë këtë faturim nga ana e KEDS-it. Sipas tij, për këtë çështje janë shkelur disa ligje të vendit për të cilat ai tha se Avokati i popullit ka dhënë llogari. Jashari gjithashtu tregoi edhe për një konferencë për të drejtat e njeriut që ështëmbajtur në Slloveni, ku pjesëmarrëse ishte edhe Kosova e që u diskutuar edhe për çështje ambientale.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …