Sot filloi punimet dyditore takimi i dytë e rrjetit BARIN, e organizuar nga TAIEX dhe Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, me temën: “Menaxhimi Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, ku po marrin pjesë përfaqësues nga Maqedonia, Shqipëria, Sllovenia, Mali i Zi dhe Kroacia. Konferencën me një fjalë rasti e hapi Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, ku para të pranishmeve, tha: “Jam jashtëzakonisht i nderuar që sot po e hapë këtë konferencë me temën “Menaxhimi Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, para pak ditëve më parë është konsoliduar Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe kjo Qeveri, objektivë dhe prioritet të saj ka luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit”.
Tutje, Z Tahiri foli edhe për bashkëpunimin rajonal, “bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pra Ballkani Perëndimorë, duhet edhe me tutje ta rris bashkëpunimin dhe luftën kundër kësaj dukurie negative. Si Ballkan Perëndimor ne duhet të shndërrohemi në një aset të Bashkimit Evropian, duhet të fillojmë të mendojmë qe te eksportojmë siguri dhe të mos jemi vend i trafiqeve ilegale”, u shpreh Ministri Tahiri.
Organizimi i kësaj konference dhe konkluzat që do te dalin ne fund të punës të kësaj konference, jam shume i interesuar qe ti integroj ne planin tim te punës ne cilësinë e Ministrit të Drejtësisë, si një njeri përgjegjës për prodhimin e politikave që ndërlidhen me sundimin e rendit dhe ligjit.
Gjatë fjalës së tij, para të pranishmëve, Ministri Tahiri, u premtoi përkrahje të vazhdueshme drejtuesve të agjencionev të kësaj fushe, duke i informuar për hapat e parë të marr në këtë drejtim.
“Ju tashme jeni të informuar që në fillim të punës time si Ministër, kam filluar plotësim ndryshimin në legjislacionin që ndërlidhet me fushën e konfiskimit të pasurisë së paligjshme dhe në një të ardhme të afërt do t`ia drejtoj Qeverise së Republikës se Kosovës këto ndryshime, dhe jam shumë i bindur që do ta gjej përkrahjen edhe të deputetëve të Kuvendit të Kosovës qe ti miratojmë këto ndryshime”, tha Ministri Tahiri.
Në fund të fjalës se tij , Z Tahiri i falënderoi të pranishmit, duke u zotuar se agjencionet të cilat po luftojnë dukuritë negative në këtë fushë, si krimi i organizuar dhe korrupsioni, do ta kenë përkrahjen time të plotë si Ministër i Drejtësisë.