Kryeministri,
Isa Mustafa ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të procedohet sërish amendamenti
për ndryshimin e Kushtetutës për t’i hapur rrugë krijimit të Gjykatës së Veçantë.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Mustafa deklaroi se edhe pse nuk
u arrit vendimi për ndryshimet kushtetuese, është arritur vullneti i shumicës. Ai
ka shtuar se do të vazhdojnë edhe më tutje t’i përmbushin detyrimet dhe të
bashkëpunojnë me deputetët për të rikthyer procedimin e amendamenteve për
ndryshimin e Kushtetutës.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …