leoni

Voker: Qytetarët e Kosovës bashkë me liderët duhet t’u thonë mjaft më ndërkombëtarëve

Miku i madh i shqiptarëve, ambasadori amerikan Viliam Voker ka thënë se është krejt e panevojshme Gjykata Speciale për Kosovën. Voker i njohur sidomos në denoncimin e krimeve monisruoze serbe të  Masakrës së Reçakut, ka thënë se është shpenzuar shumë kohë deri tani në këtë drejtim dhe nuk ekziston nevoja që të pritet edhe disa vjet derisa të fillojë punën gjykata. Madje, Walker thotë se “qytetarët e Kosovës bashkë me liderët duhet të vendosin dhe t’u thonë ndërkombëtarëve mjaft”. “Duhet të fillojnë të vendosin vetë, t’ju thonë ndërkombëtarëve mjaft na treguat ju se çfarë të bëjmë”, ka thënë ai.  “Çfarë na duhet edhe një Gjykatë që i duhen edhe disa vjet deri të fillojë punën. Nuk e kuptoj nevojën për themelimin saj”, ka thënë Walker.

 

Amerikani William Walker e kishte udhëhequr Misionin Verifikues të OSBE-së në Kosovë, prej vjeshtës së vitit 1998 deri në prag të fushatës ajrore të NATO-s kundër forcave serbe, që nisi më 24 mars të vitit 1999. Ai i kishte parë nga afër krimet serbe në Kosovë, veçanërisht Masakrën e Reçakut, pas së cilës alarmoi botën se “Serbia po kryen gjenocid në Kosovë”.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …