Në kopshtin e Kino Lumbardhit në Prizren, të hënën në mbrëmje u mbajt festivali i këngës për fëmijë “Fluturat 2017”. Juria e festivalit: Xhylfidane Hoxha, Gazmend Kraja dhe Shefqet Hoxha – Sheki, çmimin e parë ia ndajë këngës “Duhet me dallëndyshet kënduar nga MArio Zja ndërsa e kompozuar nga Ylli Kalaja. Shpërblimin e parë e ndau ministri i Kulturës Kujtim Gashi. Vendin e dytë juria ia ndau këngës “Kush e hëngri mjaltin e kënduar nga Emi Bakia ndërsa e kompozuar nga Artan Bakia.Vendi i tretë iu nda këngës “Udha e re: e kënduar nga Ela Kazaz e kompozuar nga Reshit Ismet. Dueti më i mriz u vlerësua dueti Zana dhe Edon Ramadani, ndësra për paraqitje më të mriz skenike u vlerësua Kejixhi Bilalaj. Gjithashtu u nda edhe shpërblimi i revistës “Fidani” për tekstin më të mirë. Kryeredaktori i Revistës “Fidani” Berat Batiu, “Penën e artë” ia ndau tekstit të këngës “Preniceshat” të autores Hatixhe Ademaj. Në ndarje të çmimeve Gazmend Kraja shprehu kënaqësinë që ishte pjesë e festivalit siç tha ai mirë të organizuar. Iu urojmë këtyre fëmijëve që kur të rriten t’i shohim nëpër festivale të mëdha” tha Kraja. (Ostref Krasniqi)
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …