Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim njoftues ministrin e Administratsë Publike, Mahir Jagxhilar. Në takim, të dy ministrat biseduan për mundësitë kooperuese ndërinstitucionale në fuqizimin e politikave të përbashkëta qeveritare, që janë me interes të përgjithshëm. Ministri Hasani e njoftoi ministrin Jagxhilar me fushëveprimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe veprimet që do të ndërmerren në të ardhmen në avancimin e projekteve me interes për ekonominë e vendit. Po ashtu, fokus i takimit ishte forcimi i institucioneve dhe ngritjes së kapaciteteve dhe strukturave administrative për të mundësuar në vazhdimësi implementimin projekteve. Bashkëpunimi dhe koordinimi mekanizmave institucioanlë do të jetë pikë e vazhdueshme e dikastereve qeveritare, ishte konkluzion i të dy ministrave.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …