leoni

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, inspektoi zhvillimin e punimeve të zgjerimit të rrugës në hyrje të Prishtinës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, inspektoi zhvillimin e punimeve të zgjerimit të rrugës në hyrje të Prishtinës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me bashkëpunëtorët e tij, inspektoi sot zhvillimin e punimeve të zgjerimit të rrugës në hyrje të Prishtinës, përkatësisht lagjen Veternik, projekt ky I financuar nga Ministria e Infrastrukturës. Gjatë kësaj vizite, ministri u njoftua hollësisht me dinamikën e punimeve nga menaxheri i këtij projekti si dhe përfaqësuesit e kompanisë “Sallahu”. Ministri Lekaj në fjalën e tij për media tha se “ky aks rrugor  që saktesisht ka katër shirita, është një projekt me gjatësi prej 1.5 kilometrash, ndërsa i tërë buxheti I dy akseve rrugore është afërsisht tre milionë euro. Punët të cilat duhet të kryen me saktësi janë njëri aks në të cilin jemi ne tani dhe që duhet të kryhet brenda 125 ditëve, ndërsa aksi tjetër në anën e kundërt duhet të përfundohet brenda 110 ditëve.  Ne jemi zotuar që do ti mbështesim projektet me vija të parapara buxhetore dhe, sikurse që do të kërkojmë llogari nga operatorët ekonomik, ashtu edhe do të japim llogari ndaj tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …