Gjendja e shqiptarëve të arrestuar në Kumanovë është shumë e rëndë dhe me pasoja për jetë

 Avokati i të burgosurve shqiptar pas arrestimit të tyre muaj më parë pas luftimeve në Kumanovë, Naser Raufi ka paralajmëruar se klientët e tij nëpër burgje janë në gjendje shumë të rëndë. Ata janë të vendosur nëpër qeli të veçanta apo me nga dy veta, me kushte katastrofale. Kërkesa jonë është që të reagojnë edhe institucionet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të shohin gjendjen e tyre. Kërkohet një trajtim më i mirë dhe përkujdesje mjekësore, për shkak se disa nga të paraburgosurit akoma kanë probleme shëndetësore. Edhe familjarët e tyre pas vizitave në burg kanë tërhequr vërejtjen se nga gjurmët e dhunës që kanë parë nëpër trupat e familjarëve të tyre kanë mësuar se ata janë duke u përballur me tortura të tmerrshme. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, vetëm të respektohet ligji dhe konventat ndërkombëtare. Por dyshimet tona janë se ata ende po maltretohen nëpër burgje dhe se po vështirësohet mbijetesa e tyre. Ne kërkojmë përkujdesje edhe nga ambasada e Kosovës, e cila duhet të jetë në kontakt me shtetasit  e tyre dhe ti informoj për fatin e tyre, kanë thënë familjarët e shqiptarëve të arrestuar në Kumanovë e që po mbahen nëpër burgje famëkeqe nëpër ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …