Senati amerikan konfirmoi se ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë do të jetë, z Greg Delawie. Ai është emëruar në këtë post nga presidenti i Amerikës, Barak Obama në mars të këtij viti. Ambasadori, Greg Delawie është nga shteti i Virgjinias. Ai do ta marrë detyrën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës pas përfundimit të mandatit tre vjeçar të ambasadores së deritashme, Trejsi En Xhejkobson, e cila do të mbahet mend për një arrogancë të shprehur ndaj kreut politik dhe për presionin e vazhdueshëm në bisedimet e Kosovës me Serbinë. Xhejkobson ka bashkëpunuar në mënyrë selektive me politikanët, një palë i ka përkrah ndërsa palën tjetër e ka refuzuar madje edhe në komunkimim zyrtar.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …