leoni

Kryetari i Klinës, Sokol Bashota priti ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert

Kryetari i Klinës, Sokol Bashota priti ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert me të cilin ka biseduar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me Komunën e Klinës. Ambasadori Chabert është interesuar për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, aspektin socio-ekonomik, autostradën në drejtim të Pejës që kalon nëpër Klinë dhe zhvillimin e mësimit në gjuhën franceze. Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka falënderuar ambasadorin francez në Kosovë për vizitën dhe e ka njoftuar atë me numrin e banorëve të Komunës së Klinës, pozitën gjeografike dhe të arriturat e deritashme sidomos në fushën e arsimit ku janë krijuar kushte shumë më të mira për zhvillimin e procesit mësimor.

 “ Është interes shtetëror që gjithë qytetarëve të ju krijohen kushte për zgjedhje të lira e demokratike duke shmangur çdo mundësi për ekses. Klina është e gatshme për zgjedhje ”, ka thënë Bashota. Sipas tij Klina, është një shembull i mirë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë në aspektin fetar pasi qe toleranca fetare është shumë e mirë. Në Klina tash e disa vite nuk ka pasur eksese ndëretnike të përshkallëzuara.  Sa i përket zhvillimit ekonomik në Komunën e Klinës, Bashota pohoi se në këtë komunë veprojnë kryesisht biznese të vogla dhe të mesme. “ 95 për qind e tokës së Klinës është bujqësore ndërsa 5 % me guri gëlqeror. Kemi rezervat e linjitit më të mëdha në Evropë. Perspektiva është në zhvillimin e bujqësisë dhe komuna e qeveria kanë ndihmuar fermerët në ketë fushë”, theksoi Bashota. Ambasadori francez në Kosovë, Didier Chabert, ndër të tjera tha se Klina është një qytet i rëndësishëm në Kosovë. “ Klina është një qytet emblematik i tolerancës fetare”, tha ambasadori francez. Ai pohoi se Franca është e gatshme të ofroi mbështetje në trajnimin e mësimdhënësve që ligjërojnë gjuhën frënge në shkollën e mesme në Klinë si dhe hartimin e doracakëve shkollor të teksteve në MASHT. “ Rinia është e ardhmja e një vendi. Ne do të angazhohemi në trajnime të mësimdhënësve që të punojnë me metoda bashkëkohore”, theksoi ambasadori Chabert. Kryetari Bashota ndër të tjera kërkoi nga ambasadori francez që të angazhohet për hapjen e një kabineti për gjuhën frënge në Gjimnazin “ Luigj Gurakuqi” ndërsa ambasadori Chabert, u zotua se do të bisedoj me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për të parë mundësinë e realizimit të një projekti të tille.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …