Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës shqyrtoi raportin vjetor të punës së KQZ-së

Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës shqyrtoi raportin vjetor të punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Anëtarët e këtij komisioni parashtruan vërejtje të shumta për KQZ për mos heqjen nga lista e votuesve të emrave të qytetarëve që kanë vdekur. Gjatë mbledhjes së Komisionit u tha se janë rreth 40 mijë qytetar që kanë vdekur ndërsa emrat e tyre ende gjenden në listat e votuesve. Në takimin e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës u tha se problem paraqet edhe numri i votuesve serb dhe theksuan se janë rreth 10 mijë votues serb të Republikës së Serbisë që kanë marrë pjesë në procesin e votimit edhe pse nuk kanë pasur dokumente të Kosovës, e as të UNMIK-ut. Gjatë takimit u shfaq shqetësimi për rënien e pjesëmarrjes në votim nga diaspora. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se ky institucion nuk ka kurrfarë kompetence të ndërhyjë në lista për shkak se këtë kompetencë e ka Ministria e Punëve të Brendshme ndërsa anëtarët e Komisionit të Kuvendit për Legjislacion thanë se kjo qasje është e gabuar.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …