Në Prishtinë u mbajt takimi në të cilin u bisedua për pozitën e personave me nevoja të veçanta dhe angazhimin e Qeverisë për këta persona. Zëvendëskryeministri, Kujtim Shala tha se synimet kryesore që ka Qeveria gjatë këtij mandati do të jetë përmirësimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut, si dhe kushteve jetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim, me theks të veçantë për Personat me Aftësi të Kufizuara. Ai theksoi më tutje se Personat me Aftësi të Kufizuara duhet të trajtohen me dinjitet dhe mos të jenë të margjinalizuar. Ndërkohë, kryetari i Forumit të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu, tha se takime të këtilla ndikojnë dhe dëshmojnë që jemi në rrugë të duhur për të respektuar dhe përmbushur të Drejtat për Personat me Aftësi të Kufizuara, në kuadër të standardeve që parashihen edhe me konventa të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …